Kalimi i Pogbas te Reali mund të dështojë shkaku i Ceballos

  • 15 July 2019 - 10:03
Kalimi i Pogbas te Reali mund të dështojë shkaku i Ceballos

Paul Pogba është duke u lidhur me një kalim te Real Madridi nga Manchester Unitedi, mirëpo sa më shumë që ditët kalojnë, marrëveshja bëhet edhe më e vështirë për t’u arritur.

Mesfushori francez po e kërkon kalimin në Santiago Bernabeu gjatë këtij afati kalimtar, mirëpo Djajtë e Kuq kërkojnë hiq më pak se 140 milionë euro nga shitja e tij.

Dani Ceballos mund të jetë shkaktari kryesor që marrëveshja në mes të Pogbas dhe Real Madridit të dështojë, pas paraqitjeve që kishte në Kampionatin Evropian për grupmoshat U-21. 

Mesfushori spanjoll thuhej se nuk ishte në planet e Zinedine Zidanes për sezonin e ri, mirëpo Marca raporton se gjërat tani kanë ndryshuar.

Paraqitjet e tij në këtë verë me Spanjën, bënë që skuadra spanjolle ta mendojë edhe një herë të ardhmen e tij.

Sipas mediumit spanjoll, Los Blancos nuk po e mendojnë shitjen e Ceballos në këtë verë, e që sipas tyre ai mund të bëhet në një lojtar shumë të rëndësishëm për ta në atë ardhmen.

(Kosova Sot Online)