Bordi i Unitedit refuzon kërkesën e Solskjaer për transferimin e Bruno Fernandes

  • 15 July 2019 - 13:35
Bordi i Unitedit refuzon kërkesën e Solskjaer për transferimin e Bruno Fernandes

Ole Gunnar Solskjaer është i zhgënjyer me bordin e Manchester Unitedit rreth transferimit të Bruno Fernandes nga Sporting Lisbona.

Djajtë e Kuq nuk janë aq të bindur për mesfushorin 24-vjeçar, ndërsa trajneri norvegjez thuhet se ka kërkuar që bordi t’i paguajë 80 milionë euro për shërbimet e lojtarit.

Sipas burimeve të gazetës portugeze, “Correio da Manha“, skuadra angleze nuk dëshiron t’i paguajë më shumë se 55 milionë euro për një lojtar që nuk paraqitet rregullisht në Ligën e Kampionëve, pavarësisht faktit se Fernandes ka shënuar 31 gola në të gjitha garat sezonin e të kaluar. 

Ai madje është quajtur ‘Frank Lampardi i dytë’ për shkak të aftësisë së tij që të shënojë gola. Mesfushori portugez ishte prioritet i Solskjaerit në këtë afat kalimtar veror, mirëpo tani duhet të ndryshojë planet.

Vlen të theksohet se Sporting Lisbona kërkon 80 milionë euro për shërbimet e mesfushorit, ndërsa në garë thuhet të jetë edhe Manchester City i Pep Guardiolas.

(Kosova Sot Online)