Ramsey prezantohet te Juventus dhe zgjedh fanellën me numrin 8

  • 15 July 2019 - 15:26
Ramsey prezantohet te Juventus dhe zgjedh fanellën me numrin 8

Aaron Ramsey është prezantuar si lojtar i Juventusit të hënën pasdite në Torino dhe e ka zgjedhur numrin e parapëlqyer në fanellë, 8.

Mesfushori i Uellsit iu bashkua Juventusit si lojtar i lirë këtë verë, pasi i kishte mbaruar kontrata me Arsenalin.

Në shkurt, atëherë kur edhe ishte i lirë të nënshkruante me cilindo klub jashtë Anglisë, Ramsey nënshkroi kontratë me Juventusin.

Ai ka nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe raportohet se do të ketë pagë vjetore tejet të majme, rreth 20 milionë euro në vit.  

(Kosova Sot Online)