Talenti i Realit, Cristo Gonzalez, po transferohet te Udinese

  • 16 July 2019 - 12:26
Talenti i Realit, Cristo Gonzalez, po transferohet te Udinese

Udinese  ka arritur marrëveshje me Cristo Gonzalez, që ta transferojë atë nga Real Madridi në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi 21-vjeçar është pajtuar me kushtet personale të ofruar nga skuadra italiane, derisa do të kalojë në Serie A në formë huazimi nga Los Blancos me të drejtë blerje.

Sipas Marca, marrëveshja për huazim do të kompletohet në shumën e 1.5 milionë euro, derisa sot (16 korrik) talenti spanjoll do të fluturojë për në Itali për testet mjekësore. 

Në garë për Gonzalez thuhet se ishin edhe skuadrat si, Leganes, Granada, Espanyol, Valladolid dhe Levante, mirëpo lojtari e pëlqeu kalimin te Udinese.

Sulmuesi qendror ka luajtur te Real Madrid Castilla dhe në sezonin e kaluar ka shënuar 22 gola në 41 paraqitje, derisa ka luajtur edhe 44 minuta në La Liga.

Talenti 21-vjeçar mund të qëndrojë përfundimisht te skuadra nga Serie A, nëse nuk arrin t’i bind madrilenët që ta rikthejnë në klub në verën e vitit 2020. 

(Kosova Sot Online)