TNS me një tifoz special në stadiumin “Fadil Vokrri”

  • 16 July 2019 - 13:27
TNS me një tifoz special në stadiumin “Fadil Vokrri”

The New Saints (TNS) do ta zhvillojë sonte super-sfidën si mysafir i Feronikelit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në ndeshjen kthyese të rundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Uellsianët në ndeshjen e parë si vendas ishin duke avancuar 2:0, por në minutat e fundit u shokuan nga kampioni i Kosovës që e nxori një barazim spektakolare, 2:2.

Ndeshja e sonte e përcakton skuadrën që do të shkojë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Dhe, në përballjen e orës 20:45 Feronikeli do të ketë përkrahje të tifozëve nga gjithë Kosova, kurse ekipi uellsian do ta ketë një tifoz të veçantë në stadium. Ai është Tim Johnson, që është tifoz i Barry Town United dhe Uellsit, mirëpo sonte do t’i përkrah lojtarët e The New Saint në ndeshjen me Feronikelin.

“Çfarë arritje për Timin”, shkruan faqja zyrtare e TNS-ës. Johnson u shpreh i lumtur për këtë arritje, derisa shpreson që skuadra nga vendi i tij të fitojë sonte. Kosova është shteti i 55-të që Johnson do ta shikojë një ndeshje futbolli. 

(Kosova Sot Online)