Futbollisti i Kosovës U-21 e lë Luganon për Wilin
Eris Abedini është larguar përfundimisht nga Lugano. Futbollisti i ekipit U-21 të Kosovës do ta vazhdojë karrierën në Wil
Eris Abedini nuk është më futbollist i Luganos.
Mesfushori kosovar është larguar nga ekipi i deritashëm për ta vazhduar megjithatë karrierën në futbollin zviceran.
20 vjeçari është transferuar në ekipin Wil, ngjyrat e të cilit do t’i mbrojë në dy sezonet e ardhshme.
Sezonin e fundit, futbollisti i Përfaqësueses U-21 të Kosovës ka qenë i huazuar në Winterthur.
Ai i ka zhvilluar 9 ndeshje në Superligën zvicerane dhe 56 të tjera në Challenge League (liga e dytë zvicerane).
(Kosova Sot Online)