Futbollisti kosovar largohet nga Rapid Wien, gjen klub të ri

  • 16 July 2019 - 17:37
Futbollisti kosovar largohet nga Rapid Wien, gjen klub të ri

Albin Gashi është larguar përfundimisht nga Rapid Wien. Mesfushori ofanziv i është bashkuar ekipit FAC, i cili garon në ligën e dytë austriake

Albin Gashi i ka ndarë rrugët me ekipin Rapid Wien.

Futbollisti kosovar është transferuar në ekipin FAC, i cili garon në ligën e dytë austriake.

“Jam i lumtur që jam përsëri në FAC, sepse kjo është një fazë vendimtare e karrierës sime. Dua ta bëj hapin tjetër këtu”, u shpreh mesfushori ofanziv. 

“Dua ta falënderoj ekipin SK Rapid Wien për kohën që e kam kaluar atje këto 11 vite dhe mezi pres ta nis sfidën e re me FAC në ligën e dytë”, ka shtuar 21 vjeçari, i cili kishte luajtur në ekipin Floridsdofer në sezonin 2017/18.

Vlera e kartonit të Albin Gashit sipas “Transfermarkt” është 175 mijë euro.

(Kosova Sot Online)