Messi është shpallur 225 herë lojtari më i mirë i ndeshjes që nga sezoni 2010/11

  • 17 July 2019 - 11:06
Messi është shpallur 225 herë lojtari më i mirë i ndeshjes që nga sezoni 2010/11

Lionel Messi është shpërblyer  plot 225 herë me çmimin për lojtarin më të mirë të ndeshjes që nga fillimi i sezonit 2010/12, apo 100 herë më shumë sesa Cristiano Ronaldo, i cili radhitet menjëherë pas argjentinasit.

Ylli argjentinas ka qenë mbresëlënës me paraqitjet e tij për Barcelonën që kur debutoi për katalonasit. Ai është shpërblyer për performancat e tij 225 herë me çmimin “Lojtari Më i Mirë i Ndeshjes”.

Rivali i tij më i afërt, Cristiano Ronaldo, i ka regjistruar 125 çmime të tilla gjatë kohës së tij në Real  Madrid dhe gjatë sezonit të kaluar me Juventusin në Serie A.

Messi dhe Ronaldo janë të vetmit futbollistë që kanë arritur t’i grumbullojnë mbi 100 çmime për lojtarin më të mirë të ndeshjes që nga fillimi i sezonit 2010/11.

Pas tyre vjen ish-ylli i Chelseat, tani në Real Madrid, Eden Hazard. Ai është zgjedhur në 93 ndeshje si lojtari më i mirë, gjatë karrierës së tij në Premierligë.

Zlatan Ibrahimovici, Neymari dhe Luis Suarezi e kompletojnë top pesëshen, ndërsa Gareth Bale, Antoine Griezmann, Arturo Vidal dhe Marco Reus shfaqen në top dhjetëshe.

Lista e plotë:

1. Lionel Messi – 225

2. Cristiano Ronaldo – 125

3. Eden Hazard – 93

4. Zlatan Ibrahimovic – 89

5. Neymar – 65

5. Luis Suarez – 65

7. Gareth Bale – 62

8. Antoine Griezmann – 58

9. Arturo Vidal – 53

10. Marco Reus – 50

(Kosova Sot Online)