E bujshme/ Kalimi te Barcelona i vështirë, Nejmar i vetofrohet Juves dhe Realit

  • 17 July 2019 - 11:49
E bujshme/ Kalimi te Barcelona i vështirë, Nejmar i vetofrohet Juves dhe Realit

Nejmar dëshiron të largohet nga burgu i artë i PSG-së me çdo kusht dhe kjo tashmë është kuptuar. Ëndrra e tij është Barcelona, por rruga që të çon në Katalonjë është shumë e vështirë dhe e komplikuar, kështu që sytë e brazilianit dhe agjentit të tij, janë hedhur në klube të tjera.

Spanjollja e përditshme “Mundo Deportivo”, raporton se Nejmar sheh dhe Juventusin si një skuadër, në të cilën mund të vazhdojë karrierën e tij. Duke parë merkaton e fuqishme që po bën Juventusi, ai tundohet nga projekti i bardhezinjve. Por, forca ekonomike e skuadrës italiane për të sjellë brazilianin në Torino, nuk është aq e madhe sa të përballoj një operacion jashtëzakonisht të kushtueshëm. 

Reali i Madridit është zgjidhja më praktike, ku Florentino Perez mund të përmbushë “tekat” e brazilianit dhe të PSG-së dhe të shpëtoj lojtarin nga burgu francez. Nga ana tjetër janë dhe dy pista si ajo e Bajernit dhe Junajtid, të cilat  mund të ishin destinacione tunduese për brazilianin.

Gjitshesi merkatoja ofron lajme të tilla të bujshme, por jo të gjitha vërtetohen. Kështu që pritet me interes çdo zhvillim i ri, në karrierën e Nejmarit.

(Kosova Sot Online)