Kieran Trippier transferimi më i ri i Atletico Madridit

  • 17 July 2019 - 12:33
Kieran Trippier transferimi më i ri i Atletico Madridit

Atletico Madriidi raportohet se ka përfundoi transferimin e Kieran Trippierit nga Tottenham Hotspur.

Klubet kanë negociuar gjatë ditës së djeshme dhe kishte akordim të plotë mes dyja ekipeve evropiane.

Në fakt, Tottenham e liroi lojtarin që i tha lamtumirë shokëve dhe është nisur për në kryeqytetin spanjoll të Madridit.

Marca raporton se Atletico kishte aktivizuar planin B për një mbrojtës të djathtë. Thomas Meunier ishte alternativa e parë, me kërkesë të trajnerit Diego Simeones.

Por, edhe pse atij i kishte mbetur vetëm edhe një vit në kontratë, Paris Saint-Germain nuk e ka lejuar që të largohet belgu. Tottenham ka qenë një bashkëbisedues shumë i kuptueshëm dhe dëshira e lojtarit për t’u përballur me një sfidë të re mund të jetë vendimtare.

Ndryshe, Trippier pos që është edhe një lojtar cilësor, ai veçohet edhe për ekzekutimin e gjuajtjeve të lira.

(Kosova Sot Online)