Zhgënjehen tifozët e Real Madridit, Takefusa Kubo do të luajë në skuadrën e dytë

  • 17 July 2019 - 13:39
Zhgënjehen tifozët e Real Madridit, Takefusa Kubo do të luajë në skuadrën e dytë

Transferimi më i ri i Real Madridit, Takefusa Kubo, pritet që regjistrohet si lojtar i Real Madrid Castilla, që drejtohet nga Raul Gonzalez për sezonin e ri.

Tifozët e skuadrës spanjolle po shpresojnë që ta shohin talentin japonez në skuadrën e parë, me lojtarët si Ramos, Modric e të tjerët në Bernabeu, mirëpo ata pritet të zhgënjehen.

Los Blancon thuhet se do ta regjistrojnë 18-vjeçarin në Federatën e Futbollit të Spanjës si lojtar të skuadrës së dytë, në mënyrë që të fitojë më shumë eksperiencë. 

Duke luajtur për Ligën B, nën urdhrat e trajnerit të ri, Raul Gonzalez, Kubo do të ketë shansin që ta tregojë veten aty, pasi shihet si lojtar që ka të ardhme të ndritur në futboll.

Me t’u regjistruar në Real Madrid Castilla, japonezi do ta ketë lirin që të luajë në grupmoshat U-19 dhe në skuadrën e dytë.

Viniciu, Eder Militao dhe Rodrygo Goes, janë tre lojtarët jo evropian të përfshirë në skuadër nga Zinedine Zidane, andaj Kubo nuk do të ketë mundësi që të përfshihet në skuadrën e parë.

(Kosova Sot Online)