Zyrtare: De Ligt lojtar i ri i Juventusit, italianët zbulojnë shifrën e transferimit

  • 18 July 2019 - 09:29
Zyrtare: De Ligt lojtar i ri i Juventusit, italianët zbulojnë shifrën e transferimit

uventusi ka zyrtarizuar tashmë mbrojtësin holandez, Matthijs de Ligt, si lojtarin e tyre më të ri.

De Ligt arriti dje (e mërkurë) në Itali dhe kreu me sukses testet mjekësore te klubi i madh italian.Sot (e enjte) Juventusi ka zyrtarizuar holandezin si lojtarin e tyre të ri, duke zbuluar se kanë nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Përveç kësaj, klubi italian ka zbuluar se transferimi nga Ajaxi iu ka kushtuar 75 milionë euro, shifër që mund të rritet deri në 85 milionë. “Juventus Football Club SpA njofton se marrëveshja me Amsterdamsche Football Club Ajax NV për blerjen përfundimtare të të drejtave të regjistrimit të lojtarit Matthijs de Ligt është arritur për një shumë prej 75 milionë euro, e pagueshme për pesë vite financiare, dhe kosto shtesë prej € 10,5 milionë euro”.

“Juventusi dhe lojtari kanë nënshkruar një kontratë 5-vjeçare deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftimin e klubit italian. 

(Kosova Sot Online )