Menaxheri i Khabibit: Mayweatherit i janë harxhuar paratë dhe po na lut për një meç

  • 18 July 2019 - 11:09
Menaxheri i Khabibit: Mayweatherit i janë harxhuar paratë dhe po na lut për një meç

Menaxheri i Khabib Nurmagomedovit, Ali Abdelaziz, është tallur me Floyd Mayweatherin duke pretenduar se amerikane është duke mbetur pa para.

Ish-kampioni botëror i boksit, Floyd Mayweather, është duke synuar të luftojë sërish me një yll të UFC-së, pasi e kishte mposhtur Conor McGregorin në gusht të vitit 2017.

Dhe Abdelaziz i tha TMZ Sports këtë javë: “Floyd Mayweather ende vazhdon ta lutë Khabibin për një meç, është duke na përgjëruar”.

“Ai është duke mbetur pa para. Po ju tregoj juve, njerëzit më kontaktojnë çdo javë në tentim për ta organizuar një meç mes Floydit dhe Khabibit. Por, në fund të fundit, ne nuk jemi të interesuar”.

Por, Mayweather, i cili i fitoi shtatë milionë euro për meçin kundër japonezit Tenshin Nasuwakas në Natën e Vitit të Ri 2019, nuk është duke mbetur pa para nëse vlerësohet nga aktiviteti i tij në rrjetet sociale. Së fundi, ai e postoi një fotografi me 2 milionë dollarë kesh.

Në anën tjetër, Khabibi është duke u përgatitur për një meç kundër kampionit të peshave të lehta, Dustin Poirier, në shtator.

(Kosova Sot Online)