Efekti Conte, lëndohet edhe një lojtar tjetër i Interit

  • 18 July 2019 - 11:59
Efekti Conte, lëndohet edhe një lojtar tjetër i Interit

Valentino Lazaro e ka lënduar kofshën gjatë stërvitjeve parasezonale në Singapor, duke u bërë lojtari i dytë i Interit që dëmtohet brenda javës si pasojë e stërvitjeve dërrmuese.

Interi njoftoi të enjten në mëngjes se testet mjekësore kanë treguar se anësori Lazaro e ka tërhequr muskulin në kofshën e djathtë dhe se gjendja e tij do të vlerësohet përsëri në ditët në vazhdim.

Lazaro iu bashkua klubit zikaltër në fillim të këtij muaji, ndërsa lëndimi i tij vjen disa ditë pasi Mateo Politano u dëmtua ngjashëm në stërvitje.

23-vjeçari ka shumë pak gjasa të paraqitet kundër Manchester Unitedit në ndeshjen hapëse të International Champions Cup të shtunën.

Përveç Unitedit, Interi do të përballet edhe Paris Saint-Germainin dhe Tottenhamin në këtë turne miqësor. 

(Kosova Sot Online)