Thomas Strakosha do të kryejë nesër vizitat mjekësore

  • 18 July 2019 - 17:35
Thomas Strakosha do të kryejë nesër vizitat mjekësore

Tomas Strakosha do të nisë ditën e nesërme përgatitjet për sezonin e ri.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë vuajti në fundin  sezonit të kaluar një problem në tendinin e Akilit, i cili e la jashtë ndeshjeve të kuqezinjve në muajin qershor, megjithatë mesa duket dëmtimi është hedhur pas krahëve.

Për shkak të dëmtimit, Strakosha është detyruar të nisë me një javë vonesë edhe përgatitjet me Lazion, megjithatë ditën e nesërme portieri do të kryejë vizitat mjekësore, për t’iu bashkuar më pas bardhekaltërve. 

Edhe gjatë pushimeve, 24-vjeçari ka ndjekur një regjim strikt, teksa ka pasur ushtrime specifike për të kaluar sa më parë problemin.

Ndërkohë, për momentin stërvitja do të jetë e diferencuar nga pjesa tjetër e grupit, megjithatë duket i sigurt riaftësimi i tij deri në startin e Serisë A.

(Kosova Sot Online)