Thiago: “Jam kundër VAR-it”
U mendua se VAR do t’i shuajë polemikat. Por, që prej përdorimit të saj në sfida të ndryshme, VAR vetëm i ka rritur ato.
Madje, shumë yje të futbollist kanë dalë kundër përdorimit të VAR.
I fundit që ka folur për këtë është mesfushori i Bayern Munich, Thiago Alcantara.
Pas humbjes 1-2 nga Arsenali në miqësoren në International Champions Cup, spanjolli haptazi doli kundër përdorimit të teknologjisë, VAR.
“Jam totatlisht kundër VAR-it. Duket se sjell më shumë drejtësi, por largon nga ju emocionet që t’i dhuron futbolli”, u shpreh ai.
Sipas Thiagos, me VAR, tashmë futbollistët nuk gëzohen e festojnë si më parë, sepse nga sekonda në sekondë gjyqtari mund të të ndalë dhe ta anulojë golin.
(Kosova Sot Online)