Cuadrado: Dua të qëndroj në Juventus

  • 18 July 2019 - 18:25
Cuadrado: Dua të qëndroj në Juventus

Cuadrado nuk dëshiron të largohet nga Juventusi. 31-vjeçari është pjesë e klubit italian që nga viti 2015. Ai ka bërë 137 paraqitje dhe ka shënuar 14 gola me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Juan Cuadrado insiston se është i lumtur dhe po mendon vetëm që të qëndrojë në Juventus.

Ai humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar për shkak të problemeve me gju, dhe është raportuar se këtë verë do të largohet nga “Zonja e Vjetër” për një aventurë të re.

Sido që të jetë, për “Il Mattino” anësori tha: “Jam i lumtur në Juve, familja ime është e lumtur dhe po mendojmë vetëm që të qëndrojmë këtu”.

“Është qytet fantastik dhe na ka bërë ndihemi të mirëseardhur”.

31-vjeçari është pjesë e Juves që nga viti 2015. Ai ka bërë 137 paraqitje dhe ka shënuar 14 gola me fanellën e “Zonjës së Vjetër”. 


(Kosova Sot Online)