Teuta fiton, por eliminohet nga Europa League

  • 18 July 2019 - 19:04
Teuta fiton, por eliminohet nga Europa League

Teuta i ka dhënë lamtumirën Europa Leagues, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Teuta është skuadra e parë e Shqipërisë që përshëndetet me Kupat e Europës. Ekipi durrsak arriti të fitojë 1-0 në “Niko Dovana” ndaj Ventspils në ndeshjen e kthimit, por nuk mjaftoi për t’u kualifikuar sepse në ndeshjen e parë në Letoni u mundën në shifrat 3-0.

Golin e vetëm për Teutën në sfidën e kthimit e shënoi Sherif Kallaku, me të filluar pjesa e dytë.

Më pas, deri në fund Teuta kishte rastet e veta, por në pamundësi për të bërë diçka më shumë dhe për t’i kthyer gjërat në favor dhe kështu, përshëndetet me Europa Leaguen.

(Kosova Sot Online)