Magjia e Kallakut nuk i mjaftoi Teutës

  • 18 July 2019 - 19:18
Magjia e Kallakut nuk i mjaftoi Teutës

Teuta e Durrësit është përshëndetur me Europa Leaguen.

Ekipi durrsak arriti të fitojë 1-0 në “Niko Dovana” ndaj Ventspils në ndeshjen e kthimit, por nuk mjaftoi për t’u kualifikuar sepse në ndeshjen e parë në Letoni u mundën në shifrat 3-0.

Golin e vetëm në ndeshjen e kthimit e shënoi me të filluar pjesa e dytë, Sherif Kallaku. Ai realizoi një gol të bukur duke dribluar disa lojtarë në zonë – ndoshta goli më i bukur në karrierë. 


(Kosova Sot Online)