Sky Sports: Barcelona përmirëson ofertën për Neymarin, 100 milionë euro + dy lojtarë

  • 18 July 2019 - 21:06
Sky Sports: Barcelona përmirëson ofertën për Neymarin, 100 milionë euro + dy lojtarë

100 milionë euro dhe dy lojtarë për t’i zgjedhë në mesin e Coutinho, Rakitic, Semedo, Malcolm dhe Dembele – kjo është oferta e re e Barcelonës për PSG-në, që vështirë se mund të refuzohet.

Pas transferimit te Antoine Griezmann, Barcelona do të tentojë të bëjë të pamundurën për ta rikthyer tani në “Camp Nou” Neymarin Juniorin.

Oferta e parë zyrtare në drejtim të PSG-së ishte 40 milionë euro, plus dy lojtarë – por klubi francez ktheu menjëherë prapa atë spanjoll.

Tani, sipas Sky Sports, Barcelona ka përmirësuar ofertën për Neymarin në 100 milionë euro plus dy lojtarë.

Barcelona i ka dhënë PSG-së një listë me pesë lojtarë; Coutinho, Rakitic, Semedo, Malcolm dhe Dembele dhe Parisi vetëm duhet të zgjedhë dy prej tyre plus 100 milionë euro.

Neymar e ka të qartë, dëshiron të rikthehet patjetër në Barcelonë.

Raportohet se edhe Juventusi është duke menduar për ta marrë brazilianin, duke ofruar Dybalan, lojtarë të tjerë dhe para.

(Kosova Sot Online)