Muriqi i mrekullueshëm, shënon tjetër gol në debutim me Fenerbahcen

  • 19 July 2019 - 19:04
Muriqi i mrekullueshëm, shënon tjetër gol në debutim me Fenerbahcen

Muriqi ka shënuar sërish në miqësoren që Fenerbahce po e fiton 2-0 kundër Bursaspor.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme te klubi i ri, Fenerbahce.

Futbollisti i “Dardanëve”, që ditë më parë kompletoi transferimin nga Rizespor, ka realizuar dy herë në miqësoren kundër Bursaspor, të cilën Fenerbahce po e fiton 2-0.

Fillimisht, shënoi për 1-0 në minutën e 45’, në fund të pjesës së parë.

Kurse për të treguar se Fenerbahce ka bërë një goditje të madhe, realizoi një tjetër gol, kësaj radhe me anë të një goditje të fuqishme.

Ai shënoi për 1-0 me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 51’.

(Kosova Sot Online)