Transferimi i Alberto Soros në Madrid është “çështje orësh”

  • 19 July 2019 - 20:28
Transferimi i Alberto Soros në Madrid është “çështje orësh”

Alberto Soro do t’i bashkohet së shpejti Real Madridit.

Presidenti i Real Zaragozas, Christian Lapetra, ka konfirmuar se brenda pak orëve mesfushori i talentuar, Alberto Soro, do të jetë zyrtarisht lojtar i Real Madridit.

Është mësuar se Soro do të transferohet nga Madridi për 2.5 milione euro që pastaj mund të shkojë deri në €5milion, para se të kthehet në Zragoza në formë huazimi.

Laperta ka thënë të premten se ai pret që zyrtarizimi i transferit është “çështje orësh”. 

“Si president, dua që të bëjë të ditur lajmin se Soro do i bashkohet Real Madridit brenda disa orëve”, ka thënë ai, raporton AS.

“Krejt çka ka mbetur është të nënshkruhet marrëveshja”

20 Vjeçari bëri 29 paraqitje sezonin e kaluar në Segunda Division, duke shënuar dy herë.

Ish përfaqësuesi i Spanjës në grupmoshat ndër 18 vjet kishte nënshkruar një kontratë me Zaragozën deri në vitin 2022 vjeshtën e kaluar. Por sezoni i tij i jashtëzakonshëm bëri që ai të sigurojë një lëvizje tek klubi mbretëror.

(Kosova Sot Online)