Ivan Balliu gjen skuadër të re në Angli, kërkohet nga West Bromwich Albion

  • 20 July 2019 - 08:32
Ivan Balliu gjen skuadër të re në Angli, kërkohet nga West Bromwich Albion

Mbrojtësi i Shqipërisë, Ivan Balliu, është pa ekip që pas largimit nga Metz-i në Francë. Shqiptari ishte pjesë e skuadrës që ngjiti klubin francez nga kategoria e dytë në elitën e futbollit francez. 

Lojtari i krahut të djathtë nuk ka gjetur ende një skuadër, ndërsa së fundmi emri i tij është lakuar nga skuadra e West Bromwich Albion.

Anglezët garojnë në Championship, liga e dytë e Anglisë, por një nga kampionatet më të fortë të Europës. 

Balliu mund t’i bëjë punë skuadrës së West Bromwich, pasi anglezët kanë nevojë për një mbrojtës krahu të djathtë.

27-vjeçari duket emri i duhur duke parë eksperiencën e tij dhe faktin që ka luajtur dhe në elitën e futbollit francez. 

(Kosova Sot Online )