Berbatov: Lukaku duhet të qëndrojë në Man United

  • 20 July 2019 - 10:24
Berbatov: Lukaku duhet të qëndrojë në Man United

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, beson se kritikat ndaj qendërsulmuesit belg të “Djajve të kuq”, Romelu Lukakus, janë të padrejta dhe shpreson se ai do të qëndrojë në “Old Trafford”.

Sky Sports News raporton se klubi i Serisë A ia ka ofruar Manchester Unitedit 63 milionë funte për Romelu Lukakun, mirëpo ka propozuar që kjo pagesë të bëhet dalëngadalë gjatë sezoneve të ardhshme.

Manchester Unitedi e ka refuzuar menjëherë këtë ofertë pasi që nuk dëshiron ta shesë qendërsulmuesin për më pak se 75 milionë funtet që i paguan për të para dy vjetëve. Për më tepër, ata duan që e gjitha shumë ta paguhet menjëherë.

Belgu Lukaku mungoi në të dyja ndeshjet miqësore të para të Manchester Unitedit në Australi, në mes të spekulimeve se ai dëshiron të transferohet në Inter. Megjithatë, njoftimi zyrtar ishte se ai ishte i lënduar.

Edhe pse zikaltrit nuk kanë arritur ende marrëveshje me Manchester Unitedin për transferimin e belgut, trajneri i “Djajve të kuq” bëri të ditur se ai nuk është ende në formë mjaftueshëm të mirë për të luajtur të shtunën. 

Por, Berbatiov, i cili luajti për katër sezone në “Teatrin e Ëndrrave” nën drejtimin e Sir Alex Fergusonit, do të preferonte ta shikonte Lukakun të mbetet në skuadër.

“Mendoj se ai duhet të qëndrojë. Më pëlqen ai, nuk pajtohem me kritikat që i merr – por ai i ka disa gjëra në të cilat duhet të përmirësohen, si çdo lojtar tjetër. Por, edhe bashkëlojtarit e tij duhet t’i ndihmojnë gjithashtu”, ka thënë Berbatov.

“Për shembull, nëse unë jam mesfushor dhe luaj me të, unë duhet ta di si t’ia pasoj topin, kur t’ia pasoj topin, në cilën këmbë t’ia pasoj topin. Këto gjëra duhet t’i dinë bashkëlojtarët e tu për të luajtur me ty”.

(Kosova Sot Online)