PSG e do Dybalan si zëvendësues të Neymarit

  • 20 July 2019 - 11:09
PSG e do Dybalan si zëvendësues të Neymarit

Paris Saint-Germain e ka identifikuar Paulo Dybalan si sulmuesin që duan ta zëvendësojë Neymarin nëse braziliani largohet nga klubi.

Neymar është lidhur vazhdimisht me një largim nga PSG dhe një rikthim në Spanjë te Barcelona.

Megjithatë, drejtuesit e klubit parisien nuk duan që braziliani të rikthehet në Camp Nou dhe ia kanë ofruar disa skuadrave shërbimet e tij.

Sipas mediumit britanik The Mirror, argjentinasi Dybala, i cili vlerësohet 80 milionë euro shihet si zëvendësues i Neymarit. 

Dybala mund të bëhet edhe pjesë e një shkëmbimi të mundshëm nëse Neymar vendos të transferohet te Juventusi.

Edhe Dybala mendohet të jetë i hapur për t’u larguar nga Juventusi, pasi ka humbur sezonin e kaluar vendin e titullarit.

Manchester Unitedi është gjithashtu i interesuar në Dybala, ndërsa edhe Interi është lidhur me transferimin e tij. 

(Kosova Sot Online)