Pamje mahnitëse: Tifozët e Liverpoolit këndojnë himnin para ndeshjes kundër Dortmundit

  • 20 July 2019 - 12:04
Pamje mahnitëse: Tifozët e Liverpoolit këndojnë himnin para ndeshjes kundër Dortmundit

Himni i famshëm i Liverpoolit, “You Will Never Walk Alone”, është dëgjuar nëpër vende të ndryshme të Evropës gjatë sezoneve të fundit. Së fundi, tifozët e kanë kënduar këtë himn edhe në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në kushte të vështira në stadiumin “Notre Dame” në Indiana, kampioni evropian u përball me nënkampion gjerman Dortmund në atë që trajneri Jurgen Klopp e përshkroi si “testin e parë të vërtetë” në turneun parasezonal.

Në mungesë të Roberto Firminos, Alissonit, Mohamed Salahut dhe Sadio Manes – për shkak të Kupës së Amerikës dhe Kupës së Kombeve të Afrikës – Liverpooli pësoi disfatën e parë në këtë turne parasezonal, pasi që u mposht nga Dortmundi me rezultat 3:2.

Tifozët amerikanë të futbollit shpeshherë kritikohet nga ata evropianë, megjithatë mënyra se si ata e kënduan himnin u bëri përshtypje edhe tifozëve më të mëdhenj të Liverpoolit.

(Kosova Sot Online )