Miqësorja mes Liverpoolit dhe Sevillës u prish nga ndërhyrja horror e Gnagnon ndaj Larouci

  • 22 July 2019 - 09:11
Miqësorja mes Liverpoolit dhe Sevillës u prish nga ndërhyrja horror e Gnagnon ndaj Larouci

Ndeshja miqësore mes Liverpoolit dhe Sevillës u prish nga një ndërhyrje tejet e rrezikshme dhe e pashpjegueshme e Joris Gnagnon në të riun e të kuqve, Yasser Larouci.

Sevilla e mundi 2:1 Liverpoolin në ndeshjen miqësore të së dielës mbrëma në SHBA, por ajo u prish nga ndërhyrja e ashpër e Joris Gnagnon ndaj Yasser Larouci një çerek lojë para fundit.

Gnagnon e goditi nga mbrapa Laroucin direkt e në kërcin e këmbës së djathtë, një pjesë e ndeshje e këmbës që mund të thyhet lehtë.

18-vjeçari u bart me barelë jashtë fushës pas horrorit që e përjetoi, ndërsa Gnagnon u përjashtua direkt me karton të kuq.

Kjo ka ngjallur reagime të ashpra nga lojtarët dhe tifozët e Liverpoolit, të cilët e kanë dënuar veprimin e lojtarit të Sevillës duke e quajtur mungesë respekti veçanërisht në një ndeshje të këtij karakteri.

 

(Kosova Sot Online)