Griezmann: Vështirë të transferohet Neymari në Barcelonë

  • 22 July 2019 - 16:37
Griezmann: Vështirë të transferohet Neymari në Barcelonë

Përfaqësuesi francez e kompletoi transferimin në Camp Nou këtë verë, por atij mund t’i bashkohet edhe një yll tjetër në Barcelonë, braziliani Neymar

Antoine Griezmann e pranon se do të jetë e vështirë për Barcelonën që ta transferojë sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Neymar.

Kampioni i La Ligas tashmë e ka transferuar sulmuesin francez për 120 milionë euro, ndërsa Atletico Madridi po i konteston ende detajet e marrëveshjes, duke insistuar se meriton më shumë.

Ndërkohë, Barça po e kërkon edhe përfaqësuesin brazilian, Neymar për t’u rikthyer në Camp Nou pas eksperiencës në Paris Saint-Germain.

“Është një transfer që mund të realizohet vështirë, por ai është lojtar i madh”, ka thënë përfaqësuesi francez për Sky Sports.

“Ne i kemi po ashtu Dembelen, Coutinhon e Malcom, të cilët janë po ashtu lojtarë të rëndësishëm për ne. Le të shpresojmë që të arrijmë gjëra të mëdha me ta”, ka përfunduar 27 vjeçari. 

(Kosova Sot Online )