Valencia ia mësyn Dybalas

  • 22 July 2019 - 18:24
Valencia ia mësyn Dybalas

Paulo Dybala pritet të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere. Sulmuesit argjentinas së fundmi ia ka vënë syrin klubi nga La Liga, Valencia

Paulo Dybala i ka bërë valixhet gati dhe pritet të largohet nga Juventusi në javët në vazhdim.

Dhe, sulmuesi argjentinas ka oferta të kohëpaskohshme, por do të mundohet ta zgjedh më të mirën prej tyre.

Sipas mediave italiane, së fundmi në garë për ish-futbollistin e Palermos është futur klubi spanjoll, Valencia.

Megjithatë, përfaqësuesi argjentinas është ambicioz dhe vështirë se do ta pranonte këtë ofertë pasi dëshiron të luajë në ndonjë klub të madh evropian.

Interesim për Dybalan kohë më parë kishte shfaqur edhe Atletico Madridi.

Sezonin e kaluar, futbollisti kualitativ e ka kaluar kryesisht në bankinë, mbi të gjitha pas arritjes së Cristiano Ronaldos në Torino.


(Kosova Sot Online)