"Zgjidh shpejt!", Real Madrid i vendos dy ofertat yllit spanjoll

  • 22 July 2019 - 18:34

Real Madrid ka vendosur që Dani Ceballos të largohet në formë huazimi, por pa mundësi që klubi ku do të shkojë ta blejë. Kështu, sipas asaj që shkruan "As", pistat e deritanishme janë vetëm dy: Tottenham dhe Arsenal. 

Për këtë arsye, "blancos" i kanë bërë me dije futbollistit spanjoll, fituesit të Europianit U-21 për mosha që u zhvillua në Itali, se duhet të zgjedhë shpejt.

(Kosova Sot Online)