Hazard zbulon katër golat më të bukur në karrierë, dy prej tyre i shënoi kundër Liverpoolit dhe Arsenalit

  • 23 July 2019 - 11:03
Hazard zbulon katër golat më të bukur në karrierë, dy prej tyre i shënoi kundër Liverpoolit dhe Arsenalit

Eden Hazard tashmë ka filluar të adaptohet me skuadrën e re të Real Madridit.

Belgu është paraqitur në ndeshjen e parë me klubin e ri, ku madrilenët në miqësoren e luksit pësuan humbje 3-1 kundër Bayer Munichut.Futbollisti gjatë një bisede me mediat ka zbuluar se cili ishte goli më i bukur që ka shënuar në karrierë. Ai ka thënë se bëhet fjalë për një gol të realizuar sa ishte futbollisti i Lilles kundër Marseilles, kur realizoi gol nga një distancë e largët.

“Kam shënuar shumë gola në karrierën time. Por, njëra ndër më të mirat ishte me ekipin e Lilles kur realizova gol kundër Marseille. Gola të bukura kam realizuar edhe kundër Liverpoolit, Tottenhamit si dhe Arsenalit. Megjithatë më të mirët pres që të vijnë tani në fanellën e Real Madridit”, ka pohuar belgu.

Ndryshe, sulmuesi pohoi se te Los Blancos ka ardhur për të shënuar gola dhe të ndihmuar bashkëlojtarët në synimet e reja për trofe.

(Kosova Sot Online )