Tifozët e Romës: Mihajlovic derr!

  • 24 July 2019 - 12:51
Tifozët e Romës: Mihajlovic derr!

Tifozët e Romës kanë shkuar shumë larg, duke i kaluar edhe ndjenjat humane. Ata e kanë fyer trajnerin serb Sinisa Mihajlovic, i cili së fundmi u diagonstifikua me leukemi.

Tifozët e Romës e kanë shfaqur urrejtjen e tyre ndaj Sinisa Mihajlovicit, i cili një pjesë të mirë të karrierës e kaloi tek kundërshtari i tyre i përbetuar, Lazio.

Dhe, tifozët ultras të “Giallorossi” i kanë kaluar edhe ndjenjat humane duke e fyer rëndë trajnerin serb.

Mihajlovic së fundmi u diagnostifikua me leukemi, por tifozerinë Curva Sud të Romës nuk e pengoi ky fakt pasi e shënuan një mur një mesazh kundër tij: “Mihajlovic derr”, kanë shkruar tifozët e Romës, duke ia përcjellë shkurtesën “ASR”, që i bie AS Roma.

Image

(Kosova Sot Online)