Pamje: Liverpooli e mbyll turin në SHBA me barazim ndaj Sporting

  • 25 July 2019 - 08:23
Pamje: Liverpooli e mbyll turin në SHBA me barazim ndaj Sporting

Liverpooli e ka mbyllur turin parasezonal në Shtetet e Bashkuara me një barazim 2:2 kundër Sporting të mërkurën mbrëma.

Mesfushori Bruno Fernandes, që kërkohet nga Manchester Unitedi, e kaloi Sporting në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë në Yankee Stadium, raporton Gazeta Express.

Liverpooli reagoi mirë dhe Divock Origi e barazoi rezultatin në 1:1 duke shënuar në portën boshe pasi goditja e Jordan Henderson u mbrojt në minutën e 20-të.

Skuadra e Jurgen Kloppit kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë falë golit të Georginio Wijnaldum.

Sporting e barazoi rezultatin në 2:2 në fillim të pjesës së dytë përmes Wendel, pas një super asisti nga Fernandes.

Edhe pse pati shumë raste dhe i krijoi shumë punë Simone Mignoletit, skuadra portugeze nuk arriti ta shënojë golin e fitores.

(Kosova Sot Online)