Beqiri mbetet pa medalje në Baku

  • 25 July 2019 - 11:44
Beqiri mbetet pa medalje në Baku

Festim Beqiri ka dështuar të fitojë medalje në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj në Baku.

Festim Beqiri mbylli garat e xhudos në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019, me një fitore dhe dy humbje.

Xhudisti kosovar u mposht në repesazh nga garuesi vendas, Matin Rzazade, kategoria -66 kilogramë.

Ai e kishte nisur mirë garën duke e mposhtur estonezin, Randel Pasteel, në raundin e parë të kategorisë deri në 66 kilogramë.

Megjithatë, në raundin e dytë ai u ndal nga rusi, Saikhan Shabikhanov. Por mbeti në garë për medalje të bronztë.

Beqiri u mund edhe në repesazh nga Rzazade, duke mbetur duarthatë.

 

LIVE - Festim Beqirië - Matin Rzazadeë #EYOFBaku2019

Posted by Kosovo National Olympic Committee on Thursday, July 25, 2019

(Kosova Sot Online)