Renditja e FIFA-s: Brazili ngritet në vendin e dytë, prin Belgjika

  • 25 July 2019 - 13:20
Renditja e FIFA-s: Brazili ngritet në vendin e dytë, prin Belgjika

Suksesi në Kupën e Amerikës ia ka mundësuar Brazilit të ngritet në pozitën e dytë në renditjen më të re të FIFA-s, e cila është publikuar sot. Ndërkohë, Belgjika vazhdon ta mbajë primatin në këtë ranglistë

Belgjika vazhdon t’i prijë renditjes së FIFA-s për Kombëtare.

Belgët nuk kanë zhvilluar ndeshje në muajin e fundit, duke qëndruar me pikë të njëjta, 1746 dhe në pozitën e liderit.

Ndërkaq, Brazili është ngritur në pozitën e dytë falë triumfit në Kupën e Amerikës.

Me këtë rast, “Seleçao” e zbritën Francën në pozitën e tretë.

Anglia mbetet edhe këtë muaj në vendin e katërt, kurse Uruguai përparoi në atë të pestë, duke e zbritur Portugalinë e Cristiano Ronaldos në atë të gjashtë.

Argjentina e Lionel Messit ka përparuar në pozitën e 10-të.

Më poshtë mund ta shihni renditjen e Top 10 Kombëtareve më të mira të botës.

Image

(Kosova Sot Online)