Dani Ceballos lë nam në prezantim te Arsenali, fajin e kanë... objektivat!

  • 25 July 2019 - 17:42
Dani Ceballos lë nam në prezantim te Arsenali, fajin e kanë... objektivat!

Dani Ceballos u prezantua te Arsenali, pasi u huazua për një vit pa të drejtë blerjeje nga Real Madridi. Ai do të marrë fanellën me numër 8 dhe do të luftojë për të arritur objektivat e klubit. Objektivat? Një projekt që duket se nuk i është prezantuar futbollistit të Real Madrid-it. 

Ai pranon në konferencën e prezantimit të tij se nuk e di se çfarë objektivash ka klubi londinez, por do të japë më të mirën e tij për të bërë sa më mirë. 

"Mirë, të them të drejtën nuk kam folur me shokët e ekipit ende dhe kështu që nuk e di se çfarë objektivash kemi. Kam ardhur këtu për të dhënë më të mirën nga vetja. Askush nuk mund ta vërë në dyshim faktin se në momentin që do të vesh këtë fanellë do të jap maksimumin tim. Nuk ka dyshime, ne do të përpiqemi të realizojmë objektivat e klubit", - u shpreh spanjolli në prezantim. 

(Kosova Sot Online)