Khediran e duan plot klube, ai e pëlqen Arsenalin

  • 26 July 2019 - 08:41
Khediran e duan plot klube, ai e pëlqen Arsenalin

Sami Khedira pritet të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere pasi nuk e sheh veten në planet e trajnerit Maurizio Sarri. Mesfushori gjerman po e pëlqen interesimin e Arsenalit

Sami Khedira nuk është në planet e Juventusit dhe pritet të largohet nga Torino gjatë kësaj vere.

Mesfushori gjerman po pëlqehet nga klube të njohura evropiane, ndërsa Arsenali shihet si një destinacion potencial për futbollistin.

Lajmin e ka bërë të ditur Gianlucadimarzio.com.

32 vjeçari po ashtu kërkohet nga Fiorentina dhe Valencia, ndërsa Wolverhamptoni po ashtu ka kërkuar informata për përfaqësuesin gjerman.

Juventusi është i hapur për shitjen e disa futbollistëve gjatë kësaj vere, ndërsa Khedira duket të jetë njëri prej tyre.

Prej krejt klubeve, Khedira është më i interesuar t’ju bashkohet Gunners.

Ish-futbollisti i Real Madridit i zhvilloi vetëm 10 ndeshje në Serie A sezonin e kaluar, duke e përshkuar lëndimet dhe mungesa e hapësirave.

(Kosova Sot Online )