Chicharito nuk e preferon transferimin në MLS

  • 26 July 2019 - 08:46
Chicharito nuk e preferon transferimin në MLS

Ylli meksikan nuk po mendon të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një të ardhme të afërt

Sulmuesi i West Ham Unitedit, Javier Hernandez nuk po mendon të lëvizë drejt kampionatit amerikan të futbollit – MLS, shkruan ESPN FC.

31 vjeçari raportohet se është objektiv i shumë skuadrave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa atë e duan edhe Flamengo e Fiorentina.

Mirëpo, ylli meksikan nuk është ende i gatshëm të lëvizë drejt SHBA-ve në këtë pjesë të karrierës.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve i Meksikës do të ketë konkurrencë tek “Hammers” këtë sezon pasi klubi nga Londra e transferoi për afro 40 milionë euro sulmuesin e Eintracht Frankfurti, Sebastien Haller.

Sidoqoftë, trajneri Manuel Pellegrini ia ka besuar ish-futbollistit të Manchester Unitedit dhe Real Madridit numrin 9 në fanellë.

(Kosova Sot Online )