Mediat franceze: Barcelona ka këshilluar Neymarin të rebelohet dhe të bojkotojë stërvitjet e PSG-së

  • 26 July 2019 - 09:21
Mediat franceze: Barcelona ka këshilluar Neymarin të rebelohet dhe të bojkotojë stërvitjet e PSG-së

Neymar pritet që të largohet nga Paris Saint-Germain dhe mediumi “Soccerlink” ka zbardhur detajet e marrëdhënieve të përkeqësuar të lojtarit me drejtorin sportiv Leonardo.

Ka qenë prej kohësh e njohur se Leonardo është zemëruar me sulmuesin brazilian, i cili ka refuzuar të paraqitet dy herë në përgatitjet e klubit dhe kjo ka bërë që të lojtari të vendoset të shitet, por ajo që nuk dihej ishte lidhja e Barcelonës me ato ngjarje. Braziliani ka udhëtuar kohët e fundit me kampionët francez në një turne aziatik, por që nuk do të luajë në miqësoren e luksit kundër Interit. Soccerlink pretendon se Barcelona i ka kërkuar 27-vjeçarit të bojkotojë turneun, duke shkaktuar pakënaqësi te klubi që do të detyrohet ta shesë sulmuesin.

Katalanasit kanë ofruar paketa të ndryshme për blerjen e reprezentuesit të Brazilit, gjithmonë duke ofruar shumë të mëdha parash dhe një ose më shumë lojtarë, shpeshherë duke e përfshirë Ivan Rakiticin e Philippe Coutinhon.

Neymar shkoi në turne për shkak të detyrimeve të tij ndaj sponsorëve, ai nuk mund të rrezikonte të humbte fitime të mëdha dhe ka një detyrë ndaj klubit. Ndryshe, sulmuesi ka pasur 37 paraqitje për klubin parisien dhe ka shënuar 34 gola në të gjitha garat. 

(Kosova Sot Online )