Roma e Napoli, në garë për Icardin

  • 26 July 2019 - 10:45
Roma e Napoli, në garë për Icardin

Dy klubet italiane, Roma dhe Napoli po mundohen ta transferojnë sulmuesin e padëshiruar të Interit, të cilin e pëlqen edhe Juventusi. Muaji gusht pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e sulmuesit argjentinas

Mauro Icardi është bërë telenovelë në vete gjatë kësaj vere.

Interi nuk e do më në ekip sulmuesin argjentinas, i cili megjithatë nuk e ka gjetur ende klubin e ri.

Trajneri Antonio Conte ia ka bërë me dije ish-sulmuesit të Sampdorias se nuk bën pjesë në shërbimet e tij duke e lënë jashtë edhe turneut veror parasezonal.

Për Icardin, interesim ka shfaqur Juventusi, por Interi nuk dëshiron ta përforcojë konkurrentin direkt.

E sulmuesin e duan edhe Roma e Napoli.

Sipas “La Repubblica”, “Giallorossi” janë të gatshëm ta bëjnë një ofertë për ta bindur Interin: 30 milionë euro kesh plus kartonin e Edin Dzekos, i cili vlerësohet 20 milionë.

Për sulmuesin është përgatitur një rrogë prej 5 milionë eurosh në vit.

Për të ardhur deri tek Icardi po mendon edhe Napoli, por mediat italiane shkruajnë se Icardi e preferon më shumë transferimin në Juventus.

(Kosova Sot Online)