Këto janë skuadrat që po e rivalizojnë Napolin për Pepen

  • 26 July 2019 - 18:34
Këto janë skuadrat që po e rivalizojnë Napolin për Pepen

Napoli raportohet se është duke u rivalizuar nga disa skuadra për shërbimet e sulmuesit të krahut të Lille, Nicolas Pepe

Sipas “L’Equipe” skuadrat që janë duke e rivalizuar Napolin për Pepen janë Interi, Arsenali dhe Liverpooli.

Lille konfirmoi në fillim të ditës se kanë pranuar ofertën prej 80 milionë eurosh për Pepen por kanë thënë se edhe tre klube të tjera po ashtu mund ta paguajnë këtë shumë.

E këto skuadra, sipas medias franceze janë Arsenali i pari dhe pas tyre vjen Liverpooli dhe Interii.

Napoli priti dje përfaqësuesit e 24 vjeçarit në kampin e tyre stërvitore në Dimaro për të biseduar.

Por edhe pse takimi zgjati më shumë se tri orë, të dy palët nuk arritën një marrëveshje për kontratën e lojtarit, sidomos pagën e tij.

Mediat në Itali thanë se Napoli nuk ka kapacitete për t’ia paguar pagën e lartë që ka kërkuar Pepe.

(Kosova Sot Online)