Shtohet lista e të lënduarve në skuadrën e Real Madridit

  • 27 July 2019 - 10:47
Shtohet lista e të lënduarve në skuadrën e Real Madridit

Listës së lojtarëve të lënduar në skuadrën e Real Madridit i është shtuar edhe blerja e verës, sulmuesi Luka Jovic.

Jovic u detyrua ta braktisë ndeshjen e së premtes mbrëma, që Reali e humbi 7:3 nga rivali Atletico Madridi, për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës.

Sulmuesi serb u përplas me portierin e Atleticos, Jan Oblak, në minutën e 24-të në ndeshjen e turneut miqësor, International Champions Cup. 

Jovic u duk se vuajti shumë nga dhimbja e dëmtimit në kyçin e këmbës, prandaj mund edhe të mungojë gjatë.

Përveç Jovicit, edhe Brahim Diaz, Marco Asensio dhe Ferland Mendy janë lënduar në përgatitjet parasezonale të Realit.

(Kosova Sot Online)