“Hazard, pothuajse nivel i Messi”

  • 27 July 2019 - 17:17
“Hazard, pothuajse nivel i Messi”

Sulmuesi i Kamerunit beson se Los Blancos kanë sjell një emër që është afërsisht i standardeve të tyre në skuadër dhe e konsideron sulmuesin si njërin prej më të mirëve në botë

Ish sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o beson që nënshkrimi më i ri i Real Madridit, Eden Hazard është “afër” nivelit të Lionel Messi.

Eto’o ka luajtur për të dy klubet, edhe për Chelsea edhe për Barcelonën dhe beson që 28 vjeçari mund të synojë fitimin e Topit të Artë në Bernabeu.

“Hazardi duhet ta fitoj Topin e Artë”, tha Eto’o për Radio Marca.

“Ai nuk është vlerësuar sa duhet por tani është në njërën prej skuadrave më të mira në botë dhe tërë sytë janë ka ai”.

“Ai është afër nivelit të Messis dhe shpresoj që ai kur të luan me Barcelonën të mos jetë 100 për qind gati”. 


(Kosova Sot Online)