Zidane nuk flet për të ardhmen e Bale

  • 27 korrik 2019 - 17:50
Zidane nuk flet për të ardhmen e Bale

Sulmuesi uelsiane po konsiderohet tepricë për kërkesat e Los Blancos, por deri me tani nuk ka një ofertë të përshtatshme për të në verë

Zinedine Zidane ka mbetur gojëmbyllur kur është pyetur për të ardhmen e Gareth Bale në Real Madrid, pasi që për të ende nuk ka ndonjë ofertë të përshtatshme për t’u larguar, pavarësisht spekulimeve.

Sulmuesi 30 vjeçar pritet që të largohet nga Santiago Bernabeu, mundësisht gjatë këtij afati kalimtar.

“Ne nuk e dimë, ne nuk e dimë”, ka thënë Zidane pasi që është pyetur për të ardhmen e lojtarit pas turpërimit në miqësore me Atletico Madridin, 7-3.

“Për momentin ai është këtu, ai luajti dhe ne do të shohim çfarë do të ndodh. Por, për momentin do të vazhdojë kështu. Gareth është me ne”. 

(Kosova Sot Online)