Kah po shkon Lukaku

  • 27 korrik 2019 - 18:07
Kah po shkon Lukaku

Me Interin dhe Juventusin që thuhet se kanë bërë oferta të majme për të, sulmuesi i Manchester United Romelu Lukaku ka dhënë një shenjë të madhe se ai do të largohet nga skuadra. “Vazhdojmë, së shpejti”, ka shkruar ai

Sulmuesi ka një çmim prej 80 milionë euro dhe është duke u kërkuar me ngulm nga dy gjigantët e Serie A.

Inter është në kërkim të tij për disa muaj dhe thuhet se e kanë rritur ofertën e tyre në 70 milionë euro plus pesë të tjera bonuese.

Juve ka hyrë në lojë kohëve të fundit pasi që ka ofruar para plus shkëmbim me Paulo Dybala, edhe pse mbetet të shihet nëse argjentinasi do të pajtohet për t’u larguar nga Torino.

Tanimë ka progres, pasi që Lukaku ka postuar një fotografi të vetën me agjentin e tij Federico Pastorello këtë mbrëmje poshtë se cilës ka shkruar: “Vazhdojmë, se shpejti”.

Ai nuk është paraqitur në ndeshjet parasezonale të Manchester United në Azi, përfshirë edhe fitoren prej 2-1 kundër Interit në kuadër të International Champions Cup, ku zyrtarisht u tha se vuan nga një lëndim i vogël.


(Kosova Sot Online)