Presidenti i Lille: I kemi marrë 4 oferta në vlerë 80 milionë euro për Pepe

  • 28 July 2019 - 08:32
Presidenti i Lille: I kemi marrë 4 oferta në vlerë 80 milionë euro për Pepe

Sensacioni i Lille, Nicolas Pepe, është futbollisti më i kërkuar momentalisht në tregun e transferimeve dhe sipas presidentit të klubit francez, hiç më pak se katër klube kanë bërë ofertë në vlerë prej 80 milionë euro për të.

Pepe është buzë largimit nga Ligë 1 dhe pritet ta zgjedhë klubin e ardhshëm në ditët në vazhdim.

Raportohet se Interi, Napoli, Liverpooli dhe Arsenali janë të interesuara për talentin nga Bregu i Fildishtë.

Presidenti i Lille, Gerard Lopez, ka treguar se katër klube kanë bërë tashmë ofertë për 23-vjeçarin, por pa e zbuluar identitetin e tyre.

“Ne i kemi marrë katër oferta nga klubet e mëdha, të cilat i plotësojnë kërkesat tona”, tha Lopez për La Voic du Nord.

“Napoli është ndër klubet që i kanë ofruar 80 milionë euro siç kemi kërkuar ne. Tani i takon lojtarit të vendosë se ku dëshiron të shkojë në bazë të oferta që i ka marrë. Ai kthehet nga pushimi të hënën dhe në mesjavë vendos për  të ardhmen”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)