Sot gara në Hockenhaim: Hamilton niset i pari

  • 28 July 2019 - 10:19
Sot gara në Hockenhaim: Hamilton niset i pari

Në garën e Hockenhaimit në Gjermani, pritej një fundjavë e bukur për Ferrarin, pasi dy pilotët kishin dominuar provat e lira, por motori i “kokëkuqes” zhgënjeu sërish, duke lënë në baltë Leclerc dhe Vettel.

Kjo pasi gjermani nuk mori pjesë fare në kualifikuese, për shkak të problemeve me fuqinë motorike të makinës së tij, duke u detyruar që të niset i fundit, pra i 20-i në garën e nesërme.

Disi më ndryshe situata e Leclerc, që mori pjesë në dy kualifikueset e para, teksa problemet e detyruan të mos tentojë në kualifikuesen e fundit, duke regjistruar vetëm kohën e 10 më të mirë.

Lewis Hamilton do të niset i pari në garën e nesërme në Hockenhaim, ndërsa në vendin e dytë do të jetë piloti i Red Bull, Max Verstappen. Vendi i tretë është për finlandezin Bottas, ndërsa i katërti do të niset Pierre Gasly.

(Kosova Sot Online)