Diletta mohon lidhjen me boksierin: Dashuria ime e vetme është…

  • 28 July 2019 - 13:25
Diletta mohon lidhjen me boksierin: Dashuria ime e vetme është…

Pas zërave të shumta për një lidhje mes Diletta Leottës dhe Daniele Scarvinit, të konfirmuara edhe me foto të të dyve në plazhet e Ibizas, si prezantuesja sportive, ashtu edhe boksieri kanë bërë një hap pas, duke mohuar gjithçka.

“Jam beqar. Diletta është thjesht një mike shumë speciale për mua”, deklaroi Scarvina për mediat sportive në Itali, ndërsa të njëjtin qëndrim mbajti edhe bukuroshja e ekraneve sportive në Itali.

“Dashuria e vetme e imja për momentin, është puna. Ajo më merr çdo mendim dhe ndjenjë në këtë kohë. Më presin shumë projekte e impenjime, ndaj jam e përqendruar që të kaloj me sukses gjithçka. Kam kaluar pushime argëtuese, por tani pres t’i rikthehem punës time, në fushat e futbollit”, tha Diletta për mediat rozë në vendin fqinj.

Image
Image

(Kosova Sot Online)