Reuters: Bale në Inter

  • 28 July 2019 - 14:34
Reuters: Bale në Inter

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, pritet t’i bashkohet Interit në ditët në vazhdim përmes klubit kinez Jiangsu Suning, sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Bale do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me klubin motër të Interit, Jiangsu, pasi është pajtuar për pagë tejet të majme javore, 1.2 milionë euro, që do ta bëjë atë lojtarin e dytë më të paguar në botë pas Lionel Messit të Barcelonës.

Reuters shkruan se Bale nuk do të mundë të debutojë në Superligën e Kinës për Jiangsu tani.

Kjo për faktin se Suning Grup do ta huazojë atë menjëherë në Inter. Suning i ka në pronësi të dy klubet, Jiangsu dhe Interin.

Në të kaluarën, Jiangsu e kishte blerë Trent Sainsbury nga PEC Zwolle dhe e kishte huazuar te klubi zikaltër, prandaj pritet që të njëjtën ta bëjë edhe me Bale.

Inter, në anën tjetër, e ka dërguar sulmuesin Eder dhe mbrojtësin Joao Miranda në klubin kinez Jiangsu.

(Kosova Sot Online)