Atmosferë e mirë tek Feronikeli para ndeshjes me Slovan Bratislavën

  • 29 July 2019 - 10:59
Atmosferë e mirë tek Feronikeli para ndeshjes me Slovan Bratislavën

Feronikeli do ta zhvillojë të martën ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kualifikues të Europa Leagues ndaj ekipit Slovan Bratislava

Feronikeli e ka një tjetër ndeshje të rëndësishme para vetes.

Më datën 30 korrik, kampioni i Kosovës e pret në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadrën e Slovan Bratislava, për ta zhvilluar ndeshjen kthyese, të kualifikimeve për Europa League.

Ndeshja e parë e luajtur në Bratisllavë përfundoi me rezultat 2-1, prandaj në këtë takim Feronikeli duhet të ballafaqohet me disavantazhin e një goli.

Takimi fillon prej orës 18:00.

Skuadra nga Drenasi duket në formë të mirë në stërvitje dhe me atmosferë të mirë brenda klubit.

Një rezultat pozitiv patjetër që është i nevojshëm për “Niklin”. 

(Kosova Sot Online)